• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Denni Xhepa ngjit flamurin e Shqipërisë në podium, renditet i dyti nga 108 konkurrentë në disiplinën e Slalomit Gjigant

March 4, 2026
in Sport

Skiatori Denni Xhepa (22 vjeç) ka bërë një garë fantastike sot në Itali duke u renditur i dyti nga 108 konkurrentë, vetëm 23 të qindtat pas vendit të parë që u sigurua nga zvicerani Yann Schrag. Djaloshi që garon me flamurin shqiptar ka bërë një paraqitje për t’u lavdëruar pasi u ngjit në podium në disiplinën e Slalomit Gjigant në Skitë Alpine.

“Sukses i madh për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sot, Deni Xhepa u rendit i dyti në garën e slalomit gjigand për meshkuj në Antagnod, në kuadër të Gran Premio Italia FIS Dicoflor, duke ndalur kronometrin në 2:10.71. Një paraqitje fantastike, teknikë e pastër dhe shpirt gare deri në metrat e fundit. Ky rezultat konfirmon formën e shkëlqyer dhe punën e palodhur drejt majave të skive alpine”, njofton Federata e Skive.

Denni e mbylli lëshimin e parë me kohën 1 minutë 05 sekonda e 97 të qindtat, për vendin e gjashtë, ndërsa në lëshimin e dytë u pozicionua i treti me kohën 1:04.74 dhe me kohën e përgjithshme 2 minuta 10 sekonda e 71 të qindtat ia doli të ngjitet në podium për vendin e dytë final.

Ky rezultat vjen në një kohë kur disa javë më parë Xhepa garoi për Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore ‘Milano Cortina 2026’ duke u renditur në pozitën e 34-t në Super-G dhe po në atë pozicion në Slalomin Gjigant.

Në ‘Milano Cortina 2026’ Shqipëria mori pjesë me katër skiatorë, ku veç Xhepës vendi ynë u përfaqësua edhe me Lara Colturin, Lisa Brungën dhe Semire Dautin, të gjithë në ski.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved