• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dënojeni me vdekje lirinë

February 10, 2026
in Blog

Nga Baton Haxhiu

Ka momente kur njeriu nuk shkruan për të bindur të tjerët. Shkruan për të mos tradhtuar atë që ka parë me sytë e vet. Luftën e UÇK-së.

E dëgjova falën perfundimtare të Prokurorisë në Hagë dhe për disa minuta nuk po dëgjoja më një aktakuzë. Po degjoja një rrëfim për një luftë që unë e kam parë me sy, por që nuk e njoha më nga mënyra si po përshkruhej. Në atë sallë nuk po flitej vetëm për katër njerëz. Po flitej për një histori të tërë me një gjuhë që tingellonte e huaj, e ftohtë dhe e rrezikshme njëkohësisht. Dhe kur u kërkuan 45 vite burg për secilin, e kuptova se ajo që po ndodhte nuk ishte më një monolog juridik. Ishte një përplasje me kujtesën. Një perpjekje per ta rrëfyer lirině me fjalor që nuk i perket asaj.

Sot nuk po flas si gazetar. As si Baton. Po flas si njeri që e ka parë atë luftë me sy. Që i ka parë ata njerëz me baltë ně këpucë, me gjume te prerë, me fytyra që nuk i përkisnin më jetës së zakonshme, por një kohe që nuk kishte as emër as garanci. Dhe kur dëgjova Prokurorinë në Hagë të kërkonte 45 vite burg per secilin, nuk ndjeva zemërim. Ndjeva nje boshllek të ftohtë. Si kur e kupton se diçka po mbyllet nể mënyrën më te gabuar të mundshme.

Nuk jane vitet qe me tronditën. Eshte gjuha. Eshte narrativa. Eshte menyra si u fol per luften, per njerëzit, per atë që ndodhi. Nuk dukej si aktakuze ndaj individeve. Dukej si një pershkrim i një historie që une e kam jetuar, por që nuk e njihja më nga menyra si po rrëfehej.

Në atë sallë, per disa minuta, u duk sikur liria ishte në bankën e të akuzuarve.

Dhe aty e kuptova diçka gë e kisha shkruar që ne vitin 2018, por ge sot e ndjeva deri ne eshtra. Rreziku nuk ishte juridik. Rreziku ishte moral. Psikologjik. Historik. Rreziku ishte që një gjuhë prokurorie të bëhej gjuhë historie.

Prandaj sot nuk kam një reagim. Kam një thirrje.

Jaccuse.

E para, ndaj Prokurorisë. Jo ndaj Gjykates. Sepse Gjykata ende nuk ka folur. Por gjuha e Prokurorise sot ishte nje akt ne vetvete. Nje akt gë e tejkaloi dosjen, që e tejkaloi individin, gë preku luften, preku kujtesën, preku atë gë per ne quhet çlirim. Nje gjuhě gë nuk pati asnje kujdes për peshen historike te asaj që po pershkruante. Nje gjuhë gë, në vend se te ishte sterile, juridike, e ftohtë, u bë rrëfim.

E dyta, ndaj atyre që dëshmuan rrejshem. Dhe ndaj atyre shqiptareve që, nga urrejtja ndaj elitave, nga frustrimi, nga dëshira për t’i parë politikanët ne bankën e të akuzuarve, e kerkuan këtë gjykim pa e kuptuar se çfarë po vendosnin ne tavoline. Nuk po vendosnin vetëm emra. Po vendosnin historinë e tyre. Po vendosnin luftën e tyre. Po vendosnin vetë kuptimin e lirise.

E treta, ndaj Serbise. Sepse sot në Hagë nuk dëgjova vetem një prokurori. Dëgjova nje gjuhë që perputhej ne mënyrë te frikshme me narracionin që Beogradi ka 25 vite që e

përsërit. Një gjuhë ku UÇK-ja nuk eshte me levizje çlirimtare, por strukturë kriminale.

Nëj gjuhë ku lufta nuk eshte më reagim ndaj shtypjes, por burim krimi. Një gjuhë ku historia permbyset me kujdes juridik.

Dhe kjo perputhje nuk eshte rastesi. Eshtë alarm.

Unë i kam njohur ata. I kam parë ne lufte. I kam parë nga afer, ne momente që nuk i harron dot. I kam parë jo si politikanë, por si njerëz te futur ne nje vorbull që nuk e kishin zgjedhur, por që nuk kishin si ta shmangnin. Dhe sot, kur degjova ate propozim, nuk pashe me fytyrat e tyre. Pashe fytyrat e atyre djemve pa emër, te atyre grave që bartnin ujë, te atyre familjeve ge hapnin dyert per te panjohur. Pashe giithe ate kohë që sot u permend me një ton që më dukej i huaj.

Prandaj po e them me cinizëm të dhimbshëm.

Pse nuk e denoni me vdekje lirinë. Sepse 45 vite për secilin nuk eshte thjesht kerkesë denimi. Eshtë një fjali qe tingëllon si denim simbolik i asaj gë per ne ishte liri. Dhe nëse kjo eshte gjuha me te cilên do te rrefehet ajo kohe, athere më mirë ta thoni troç. Se në bankën e te akuzuarve nuk jane vetëm kater njerëz. Eshte një histori. Një kujtesë. Një e vërtete e perjetuar.

Gjykata ende nuk ka folur. Dhe pikërisht per kete kam ende shpresë. Sepse vetëm nje gjykate e drejte mund ta pastrojë turpin e gjuhes se sotme. Vetëm nje vendim i drejte

mund ta ndalë këtë rrshqitje ku prokuroria fillon te shkruajë histori. Sot nuk jam i zemëruar. Jam i tronditur. Dhe kjo eshtë më e rende.

Next Post

Tomorr Alizoti paralajmëron Ramën: Nesër do ta shohësh në mes të Tiranës

Edi Rama në Bruksel darkë me Antonio Kostën

VIDEO/ Sot pretendon të mbajë protestë kombëtare, por dje Berisha mezi mblodhi një "grusht" njerëz para Kryeministrisë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved