Kryeministri Sali Berisha postoi ditën e djeshme disa foto dhe video ku pretendonte se dukej një avion që transportonte d.rogë në qiellin mbi Shqipërinë.
Deputeti socialist Taulant Balla i replikoi ish kryeministrit në rrjetet sociale: “Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës”.
Por tanimë janë edhe mediat e huaja që e konfirmojnë prezencën dhe stërvitjen që kryen dje avionët amerikanë në bazën e Kuçovës.
Avionët ishin të modelit MC-130J Commando II. Kujtojmë se baza ajrore e Kuçovës do të rikonstruktohet dhe vihet në dispozicion të NATO-s.