Ndonëse kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi që të kthejë qetësinë në sallë pas përjashtimit të Edmond Spahos, për të vijuar me diskutimet e rendit të ditës, sërish tensione në sallë. Deputetët e PD-së nuk kanë pranuar që t’i binden thirrjes së Ruçit për t’u ulur në vende, ndërsa në shenjë ovacioni dhe proteste i binin tavolinave me shishe uji.
Madje deputetjae PD-së, Dhurata Cupi tentoi t’i merrte mikrofonin socialistit Fadil Nasufi, pasi ky i fundit fliste. “Zoti deputet flisni ne kushte normale jo tani”, iu drejtua Çupi. Kaq mjaftoi që Ruçi t’u bëjë thirrje forcave të sigurisë që ato të qëndronin mes dy grupeve.
Deputetët e opozitës brohorasin me të madhe; ‘Hajdut, kriminel’. Ndërkohë, Garda ka krijuar kordon mes deputeteve te PS dhe PD mes dy grupeve parlamentare.