Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Pëllumbi ishtin dje në Hagë në Holandë ku qëndruan për 7 orë në takim me Hashim Thaçin me Kadri Veselin.
Pas takimit që ka zgjatur për me shumë se 7 orë, Balla theksoi në rrjetet sociale se është krenar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Sipas Ballës, sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë me ata që shkaktuan masakrat në Kosovë.
“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.
Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, shkruan deputeti Balla.