• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, March 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Deputeti debat me ish prokurorin: Mentaliteti i prokurorëve sot si në komunizëm, kap fut njerëz në burg!

March 13, 2026
in Aktualitet, Debat

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar votën kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, që do të çonte në arrestimin e saj.

Bido tha se mentaliteti i prokurorëve sot është marrja e masave ekstreme edhe për akuza jo të rënda dhe tha se e ka ngritur zërin kundër këtyre praktikave, edhe kur bëhej fjalë për persona si Fredi Beleri, për të cilin nuk ka patur simpati.

Ardit Bido: Unë personalisht, kam votuar në formën më komode të mundshme. Nëse nuk do të ishte ky vendimi i grupit, nuk do të isha komod. Unë dhe disa kolegë jemi çuar në foltore më parë, dhe kemi ngritur problematikat e mentalitetit të sistemit tonë të drejtësisë, që vjen nga periudha e komunizmit, e inflacionit marramendës të arrestimit me burg, si masë jo ekstreme, por masë e parë. Në tetor, nuk bëri njeri emision, sepse në vendin tonë, çështjet parimore, që formësojmë mënyrën si do të rrisim fëmijët në këtë vend, nuk ka interes.

Ylli Rakipi: Ju e mbronit këtë si gjënë më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri. Kur futeshin të tjerët në burg, ju nuk flisnit.

Ardit Bido: Në tetor kemi folur, ju si media nuk ju intereson. Unë e kam ngritur edhe pa qenë në politikë këtë si fenomen. Madje edhe ndaj Fredi Belerit, një person që nuk kam shkuar mirë me të. Cili është problemi? Jo në gërmë të Kodit Penal, pasi Kodi Penal e përcakton që arresti me burg dhe shtëpiak janë masa ekstremi. Nuk është çështje e Kodit Penal apo frymës e debatit publik, apo çfarë na vjen nga Evropa. Është cështje që vjen prej njëfarë mentaliteti të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kur kanë krijuar politikë penale… Ka qenë në mënyrë të vijueshme, e kemi variantin merr fut në burg dhe vijo.

Besnik Muçi: Ka dy arsye, sistemi është i bllokuar. Hetimet dhe gjykimit zgjasin më tepër, rritet koha e paraburgimit.

Ardit Bido: Pra po më thua meqenëse zgjasin hetimet, mban në burg njerëz pa të drejtë?

Besnik Muçi: Epo është reforma e famshme.

Ardit Bido: Mentaliteti i sistemit të drejtësisë, merr një vepër penale, si shkelja e barazisë në tendera, dhe kërkon burg. Kjo nuk ndodh në asnjë vend evropian, në asnje vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Do të isha shumë jo komod që të miratoja, me përjashtim, nëse do të kishte si element të kërkesës kontroll vetjak dhe i banesës. Ai do të ishte pengimi i hapur i drejtësisë.

Next Post

Sipas Boçi ndërkombëtarët janë dakord me me molotovët por... dje ata na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved