Deputeti i Grupit Parlamentarë të PD-së Halit Valteri, ka bërë një reagim për “luftën” kundër informalitetit që qeveria i ka shpallur bizneseve, duke e cilësuar këtë aksion si të njëanshëm ndërkohë që kontratat e majme që i jepen “oligarkëve” dhe tenderat abuziv nuk kontrollohen nga askush. Sipas deputetit inspektorët duhet të hapin sytë më shumë, e ta lërë popullin të “ushqehet”!
Ja statusi i plotë
Dy p.lumba që kanë goditur njëri-tjetrin në Betejën e Çanakalesë…!
Beteja e Galipolit.
– Beteja e Çanakalesë është ndër më të ashprat e Luftës së Parë Botërore që u zhvillua nga 25 prilli i vitit 1915 deri më 9 janar 1916.
Në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermania e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca).
Aty v.diqën mbi 280 mijë njerëz, ndër të cilët mbi 25 mijë shqiptarë.
Galipoli (Çanakale) ishte v.arri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar me d.hunë e me mashtrime në Luftën e Parë Botërore.
U bënë mish për top duke u v.rarë nga i pari e deri tek i fundit.
Në të njëjtën derexhe ndodhet dhe Politika e Shqipërise, ku nga përplasja e dëshires per zotërimin e Tepsise , po groposet ekonomia dhe po largohet e gjithë elita e vendit.
Mar shkas dhe nga aksioni i fundit anti informalitetit në te gjithë Shqipërine ku zv Kryeministri Braçe nuk nguron ta reklamoje ne mediat afër qeverisë !
Kjo shfaqe e shëmtuar, si gjygjet publike që bëheshin ne kohën e qoftlargut, dhe i akuzuari demaskohej dhe turpërohej ne mes te fshatit, e njejta gjë po ndodh edhe sot, po i turpërojne revizionistët dhe bashkëpunëtorët e perëndimit.
Po mbrohen vetem fanatikët aleat me “(Kinen,Jugosllavinë, dhe Rusine )”
Kush mendon se në emër te popullit nuk lejon biznesin te ushqehet e ka gabim mendësine, dhe të afërt fundin.
Boll g.jak keni derdhur në emër të popullit dhe tonelata florinj keni konfiskuar po në emër të tij.
Stop ksaj maskarade e kti turpi qe po i bëni biznesit, se do vijë dita ku do villni gjithka që keni gllabëruar sidomos 30 vitet e fundit.
Z. Brace meqë keni dalë vullnetar me shallin e pionerit, për të realizuar planin 200% sipas udhëzimit te nënës parti , të sygjeroj të kontrollosh:
Kontraten 256 mln € Milot Balldren të Koles,
Kontraten 100 mln € Orikum Gjikuria
Konçensionin e Rrugës Kombit të Shefqet Kastratit.
Check Up -in 120 mln€ të Vilma Nushit.
Pallatet te Diga e Liqenit të Bashkim Ulaj
Vazhdimin e tunelti te Elbasanit të Edmond Begos.
Borxhet dhe detyrimet e ARMOS ndër vite.
Puset e naftës te Opozites.
Guroret dhe fabrikat e mermerit të Ilir Metes ne Skrapar Berat.
Minierat e Kromit, Qëndrat Tregetare , Ndertimet , dhe domatet e kastravecat e Samir Manes.
Pa harruar të tjera firma që bëjnë namet në OSHE, AZHBR,UKT etj
Hapi sytë mirë o Pioneri i Rilindur se ktu janë milionat, dhe jo te biznese që xhiron vjetore e kanë më pak se një palë pushime të ktyre që përmënda më sipër.
Informalitetin e keni ju në bizneset, pazaret , pronat dhe pasurite tuaja.
Popullin lëreni të ushqehet !