Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në fjalën e tij në Kuvend tha se akti i presidentit është antiligjor dhe i paprecedentë.
Në fjalën e tij ai tha se vendimi i Metës është në konflikt të pastër të interesit, pasi sipas tij vendimi për anulimin e zgjedhjeve është në favor të gruas së Presidentit.
“Ky është një akt i paprecedentë, një akt anit ligjor. Unë si jurist do ta ndaja në dy pjesë. Një është që presidenti cakton datën e zgjedhjeve.
Ndërsa në pjesën e dytë është ajo që gjykon Gjykata Administrative për aktet plotësisht të pavlefshme.
Dhe një student i vitit të parë i juridikut, e di që ka konflikt të pastër interesi. Pasi një vendim në favor të gruas është konflikt i pastër i interesit.
Meta tha se këtë vendim e kishte marrë për dashurinë ndaj shqiptarëve. Por do ishte me e mirë që pas orarit të punës të Meta të shkonte në shtëpi dhe me dashuri të bindte gruan për atë marrëzinë që po bën”, tha Andi Përmeti.