Kryeministri Rama ka qënë i ashpër gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës në drejtim të ministrit Xhafaj, duke i cilësuar ato baltosje dhe shpifje me qëllim që të pengohet çelja e negociatave për integrimin në BE.
Por, referuar materialit të audio-përgjimit, për të cilin PD pretendon se vëllai i Xhafaj shfaqet duke bërë pazare droge, Rama me një gjuhë tepër të rreptë ka kërcënuar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi penale dhe do të shkojnë drejt burgut.
“Në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për cilin dikush do përgjigjet me burg .Për ne drejtësia është e barabartë për të gjithë. Çdo njeri me imunitet duhet të mbajë përgjegjësi. Kërkojmë nga prokuroria të provojë shkencërisht autencitetin e këtij materiali. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të coroditur dynjanë përmes një mashtrimi publik, duhet të paguajë”- ka thënë ndër të tjera Rama.
Kështu Rama ka kërcënuar hapur deputetin demokrat, Ervin Salianj, i cili nëpër korridoret e selisë blu godet gjoksin duke thënë se është ai gjetësi i materialit audio dhe denoncuesi në media, shkruan CNA Ervin Salianji “shpëtoi” nga video-skandali erotik, ku deputeti shfaqet në një bisedë perverse me G.D. në sallën e parlamentit, por mesa duket nuk do të mund të shpëtojë nga audio-përgjimi, të cilin e publikoi në media.