Gent Strazimiri është një nga deputetët më qesharak të Partisë Demokratike, por dhe të parlamentit shqiptar.
Këtë ai e vërteton shpesh nëpër deklaratat që jep nëpër media dhe një ndër to është kjoë e fundit që ka dhënë për gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN ku tregon “goditjen” që ka pësuar gjatë protestës.
“Unë vetë personalisht jam goditur në trup nga këto predhat e gazit, në momentin që zoti Berisha zbriti nga podiumi. Ne ishim te skena, larg atyre që po godisnin Kryeministrinë. Kështu që, ishin goditje të targetuara ndaj deputetëve.
Unë po ju dëshmoj: unë jam goditur duke qëndruar. Unë në atë moment, në fakt, jo vetëm që thjesht po qëndroja, por po dridhja edhe një cigare. Nëqoftëse janë provokuar nga fakti që unë po dridhja një cigare… Isha larg, siç ju thashë”, tha Strazimiri.



