Partia Demokratike e konsideroi biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës.
Por pas akuzave të PD ka ardhur edhe reagimi i pare nga radhet e PS. Deputeti Pjerin Ndreu e ka quajtur lajthitje totale qëndrimin e PD.
“Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndersa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme. T
e ngerthyer ne mllefin e ekstrem kunder Edi Rames ju eshte errur logjika dhe nuk dine ca thone ! Ne pamundesi totale per te perballu forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e thone cfare nuk thone.
Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per t’ju versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles, se paskan ndihmuar ketete denuarin !
Po mire PS paska ndihmu sipas Palokes, Mondin mos te kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ?
Ndresa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?!
Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia !
Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per ta liru nga denimi. Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate !
E kuptoni sa te peshtire jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Me te lajthitur se kaq ske ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !”, shkruan Ndreu