Nga Erion Braçe
Ku je Lul?
Ke ikur prape apo je mbyll ne zyre?
Lul, policia e shtetit, dje, kur ti shaje pare e mbrapsht kedo ne tv,
ka goditur nje prej grupeve me te rezikshem te vrasesve ne Tirane!
Ti bere namin per vrasjen mafioze ne Tirane dhe, mire bere!
Por nje pyetje kam:
Perse nuk ben namin dhe tani per te mbeshtetur policine?
Sukses i saj eshte, vecanerisht kur tregon nivel te ri organizimi, efikasiteti e force ne goditjen kunder krimit!
Behu udheheqes Lul e thuaji “bravo” policise!
Nuk eshte turp ta besh kete;
Nuk eshte as “marreveshje e re”;
Eshte thjesht normalitet ne nje vend ku opozita-si rregull, jo tamam kjo e jotja, eshte nje element kushtetues edhe per kete.
Hajde, ke kohe ende, mos e lere te premten bosh!!
Aaaa paske nxjerre keta ekspertet!!
Prit prit, cfare thone?
Policia ka kapur me marreveshje prokurorine?
A jeni ne vete cuna?
Te organizohesh institucionalisht kur krimi riorganizohet ne nivelin me te larte te tij, quhet kapje?
A jeni ne terezi cuna?
Te vesh policine, veprimet e saj ne shinat e ligjit, te cilat ne hetime i vendos, udheheq e mbikqyr prokuroria e Republikes, qenkerka kapje e prokurorise nga policia?
Clirohuni prej panikut cuna!
Kur SPAK-un e keni bllokuar dhe,
prej javesh nuk beheni pjese e konsensusit per zgjedhjen e pakices se anetareve ne KLGJ e KLP-dy organet qe hapin rrugen per SPAK e BKH, patjeter qe koha qe digjni ju per to,
duhet perdorur per tu riorganizuar me qellim goditjen e krimit te organizuar e korrupsionin.
Krimi punon cdo dite, ne organizimin e tij te brendshem nuk ka nje opozite te tille, ndaj eshte nje hap perpara.
Duhet mundur me superorganizim!
Si kudo, ku opozita nuk ben politike me krimin!