Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu gjatë një interviste në “ Fax News” ka folur edhe në lidhje me deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Bashës, i cili u shpreh se Rama nuk duhet ta shkelë vijën e kuqe.
“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile”, u shpreh Basha në një deklaratë për mediat ditën e djeshme.
“S’ merrem me vijat e kuqe të Lulzim Bashës, lideri i opozitës është në minorancë, për sa kohë njerëzit kanë votuar PS-në, vendimet i marrim ne. Ne jemi maxhorancë dhe kemi për detyrë që këtë vend ta zhvillojmë me konceptin dhe vizionin tonë i cili ka treguar se është në diferencë me të tjerët”- ka vazhduar Ndreu më tej