Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka bërë një akuzë të fortë ndaj deputetëve të mazhorancës. Sipas saj gjatë seancës, deputetë të PS-së kanë lëshuar ngacmime seksiste në drejtim të deputeteve femra të opozitës.
“Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje ju bënë deputetët e pozitës do kishit kuptuar që Ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimeve seksiste në Parlamentin shqiptar”, deklaroi ajo.
E shoqëruar nga Kejdi Mehmetaj dhe Floida Këpaçi, Nora Malaj u përplas edhe me deputetin socialist Taulant Balla.
“Ju jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare”, iu drejtua ai deputeteve kreu i grupit parlamentar socialist.