Mëngjesi i sotëm ka nisur i trishtë për deputeten e opozitës së re Elda Hoti. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Elda Hoti ka ndarë lajmin e zi se ka humbur personin e saj më të shtrenjtë, nënën.
Në këtë status ajo i ka dedikuar nënës së saj disa fjalë prekëse dhe i shpreh mirënjohjen e madhe për dashurinë e pakushtëzuar që i ka dhuruar gjithmonë.
‘Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkëdhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qenë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qenë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qenë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!’, shkruan Hoti.