Deputetja e Partisë Socialiste është solidarizuar me vajzën e vogël të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, Viktorian.
Në një status në rrjetet sociale, Vasilika Hysi shkruan se vajza e vogël e Bashës e kishte fytyrën e frikësuar teksa ecte mes protestuesve.
Hysi shkruan më tej se nuk duhen përdorur fëmijët në protesta:
“Jo përdorimit të fëmijëve në protestë! Fytyra e frikësuar e vajzës së vogël të z. Basha,ndërsa ecte mes protestuesve, ishte e dhimbshme!
Protestat paqësore janë të shëndetshme në një shoqëri demokratike, por fëmijët nuk mund të përdoren për të ftuar demokratët në protestë. #JoPërdorimitPolitikTëFëmijëve,”– shkruan Vasilika Hysi në statusin e saj.
Ditën e sotme opozita ka mbajtur një protestë paqësore në Tiranë përpara kryeministrisë. Kryeopozitari Lulzim Basha u shoqërua nga gruaja e tij Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria.