Pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u shpreh se në datën 8 dhjetor 2014 Taulant Balla ka fluturuar me avion charter bashkë me Edmond Begon, ka reaguar deputetja e qarkut të Elbasanit, Evis Kushi.
Përmes fakteve të sjella Kushi, ka nxjerrë blof deputetin Salianji. Fotot e publikuara në llogarinë e sja në “Facebook” shihet qartë se Taulant Balla në këtë datë nuk ka qenë fare në Shqipëri por në një takim në Bruksel.
Një tjetër fakt interesant, siç shihet edhe nga fotot e agjenda e publikuar më poshtë, tregon se në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Rama kanë qenë edhe Balla së bashku me Monika Kryemadhin, aleaten e Bashës.
Reagim i deputetes së PS, Evis Kushi pas deklaratave të PD:
Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.
Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.
Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.
Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit👍./Lexo.al/