Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka folur për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Ai tha se që në momentin kur ka nisur shitja e biletave ishte e pamundur të mos rrije në radhë me orë të tëra.
“Ti mund të hapësh 10 pika, por ti ia lë një pikë që nuk çfarë të bëjë i shkreti. Kanë punuar me orare të tejzgjatura dhe është problem se nuk do t’i përballojnë. Njerëzit që më kërkonin t’i ndihmoja për bileta ishin të shumtë. Komoditeti këtu ndikon më tepër. Kam parë tre breza që kërkojnë bileta, edhe femra ka shumë. Do të jetë numri mjaft i madh. Do të jetë një sfidë e madhe edhe për forcat e sigurisë, pasi rivaliteti mes tifozërive është i madh. Ka shumë ndryshim me ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës”.