Mëngjesin e sotëm, gjatë një interviste për emisionin “Dita Jonë” në televizionin A2, ka folur dhe pronari i mjetit Porche që u përfshi në aksidentin e frikshëm në zonën e Shallvareve në Tiranë.
Ende i traumatizuar, shoferi tregon për gazetarin Drini Zeqo dhe Aulona Minga, se në momentin kur ka ndoshur aksidenti ka qenë duke udhëtuar për në aeroport dhe se mundësia për të shmangur përplasjen e tij fillimisht me stacionin e autobusit dhe pastaj me pemën ka qenë e pamunudur.
Drejtuesi i mjetit tregon se makina e tij është ngritur në ajër nga goditja e fortë dhe pse ka shtypur frenat instiktivisht, nuk ka pasur mundësi ta ndaloj mjetin, të cilin për pak sa nuk shkaktoi dhe viktima.
Ajo që thekson drejtuesi ishte paragjykimi që ju bë nga opinioni publik, se ai ishte shkaktari, vetëm nga fakti se voziste një makinë të shtrenjtë dhe të shpejtë. Për më tepër ndiqni videon rreth dëshmisë së plotë.