Publicisti Frrok Çupi, u shpreh mbrëmjen e sotme se partitë e vogla kanë pasur shumë probleme, duke nisur nga emri me të cilin përfaqësohen e duke vazhduar me tipologjinë e zgjedhur për votuesit.
“Një problem tjetër i partive të vogla është se vetë partitë nuk u bënë të admirueshme për elektoratin, padyshim që do kishin atë rezultat që morën. Tregu politik ky është varet sa i zoti je, duhet të bëhesh i admirueshëm për tregun”, shprehet Çupi në “Open”.
Çupi: A kanë probleme partitë e vogla? Mendoj se kanë probleme shumë të mëdha, janë të reja dhe me moshë 1 muaj ose një vit nuk pretendon se nuk mund të realizosh një sukses. Partitë e reja qysh me emrin nuk kanë impakt me votuesin, marrim partinë thurje, çfarë thotë? Nuk kanë impakt dhe nuk kanë zgjedhur tipologjinë e votuesve, asnjë prej partive të reja nuk e kanë. Më flagrantja është vetëvendosja, ka ardhur nga një parti që ligji nuk e lejon të garojë.
Ka një pjesëmarrje në politike e krijuar jashtë kufijve dhe garon në Shqipëri. Është një falsitet tjetër, ti vjen hyn në politikë dhe nuk je në politikë, ti vjen nga një shtet tjetër. Një problem tjetër i partive të vogla është se vetë partitë nuk u bënë të admirueshme për elektoratin, padyshim që do kishin atë rezultat që morën. Tregu politik ky është, varet sa i zoti je, duhet të bëhesh i admirueshëm për tregun.