• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dështon hakmarrja e Metës ndaj prokurorit që e akuzoi për “bllokun e kuq”: Dy gjykata rrëzojnë akuzat e Sulës ndaj Sheshit për lidhje me Sigurimin

October 29, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit ka dalë blof me akuzat ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi. Ky i fundit u akuzua se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, por duket se ky pretendim nuk qëndron. Ka pasur një luftë të fortë për ta larguar Sheshin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por duket se orkestruesit nuk ja kanë dalë dot. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një lojë të presidentit Ilir Meta.

Sheshi është prokurori që dërgoi në gjyq dosjen ndaj Ilir Metës dhe kërkoi dënim me dy vite burg për të për videon Meta-Prifti, ku flitej për një aferë 700 mijë euroshe. Por Meta duket se ka shfrytëzuar lidhjet me Gentiana Sulën për tu hakmarrë ndaj Bujar Sheshit. Meta, Kryemadhi dhe bashkëshorti i Sulës kanë lidhje të forta mes tyre dhe kjo tregon qartë se kujt i shërben loja e Autoritetit të Dosjeve. Por duket se gjithçka ka dështuar.

Raporti

Pak ditë më parë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, raportoi në Komisionin për Monitorimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa gazeta ka siguruar raportin për këtë seancë dëgjimore. Në raport i kushtohet një rëndësi e veçantë çështjes së Bujar Sheshit dhe Gent Ibrahimi që ka sqaruar gjithçka. Gjatë seancës, lidhur me raportet që ka dërguar AIDSSH për Bujar Sheshin, Ibrahimi u shpreh se KLP është vënë në dijeni për këtë konstatim në datën 28 janar 2019 dhe po në atë ditë, në seancën plenare të Këshillit, Bujar Sheshi ka paraqitur një deklaratë publike në të cilën e mohonte faktin që i atribuohej nga vlerësimi i AIDSSH, ndërsa Gjykata Administrative dhe Gjykata e Tiranës, morën vendimin e formës së prerë, se Bujar Sheshi, nuk ka qenë bashkëpunëtor dhe as anëtar i ish-Sigurimit të shtetit, pas përfundimeve të arritura nga Prokuroria e Tiranës, pas hetimeve të thella. “Aktualisht, gjendja është si më poshtë: Gjykata Administrative me vendimin e datës 12.04.1029 ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e Sheshit dhe të shfuqizojë aktin administrativ, me fjalë të tjera, vendimin e Autoritetit të Dosjeve, si një akt absolutisht të pavlefshëm. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas hetimeve të zhvilluara, arriti në përfundimin se Sheshi nuk ka qenë bashkëpunëtor dhe as anëtar i ish- sigurimit të shtetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, apo gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi ta pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes penale. Në këto kushte, qëndrimi i KLP për të pritur konsumimin e procedurave të ankimit administrativ ose jogjyqësor në lidhje me çështjen në fjalë, ka qenë i drejtë”, shkruhet në raport.

Përplasja mes Sheshit dhe AIDSSH

Në seancën e 28 janarit të këtij viti, u analizua dhe u bë ballafaqimi i ligjit me situatën që parashtronte Autoriteti i Dosjeve, ndërsa në përfundim, u konstatua se ky institucion duhet të ishte përgjigjur brenda shtatë ditëve për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që të bëhen verifikimet e nevojshme, për të gjithë verifikimet, nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për tu zgjedhur. Në raport, cilësohet se përgjigjja ndaj kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, në raport me anëtarin e KLP, Bujar Sheshin, erdhi pas tre muajsh, në formë vendimi nga Autoriteti i Dosjeve. Në këtë vendim, ishte argumentuar se ka pasur të dhëna për një person me karakteristika të ngjashme me Sheshin, ndërsa përfundimet e Autoritetit të Dosjeve, kishin arritur se personi në fjalë, ishte Bujar Sheshi. Ndërkohë që ky i fundit, në seancën plenare të Këshillit, deklaroi se ai i kishte bërë kërkesë Autoritetit të Dosjeve, që të bënte korrigjimin e këtij njoftimi apo vendimi./Ornela Çelpica

Next Post

SHBA paralajmëron Metën e Berishën për lidhjet me rusët: S'do lejojmë destabilizim nga Moska, Putin kërkon të eksportojë vetëm kaos

Të mbytesh në një pellg me ujë, nga zakoni për të gënjyer

Dedikim i dhimbshëm i kolegut: Na coptove zemrën moj Peça!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved