Të paktën 39 persona u plagosën nga një sulm me dron në qytetin verior të Izraelit, Binyamina.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se droni u lëshua nga Libani. Nuk dihet se cilën rrugë ka ndjekur, por duket se nuk janë aktivizuar sirenat e paralajmërimit dhe as mbrojtja kundërajrore.
Më herët, autoritetet izraelite kishin lehtësuar masat për mbrojtjen e popullsisë për zonat e vendit në veri dhe qendër. Për momentin nuk është e qartë se si sulmi ndaj Binyamina do të ndikojë për qeverinë izraelite.