Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku burri ka vrarë gruan, 2 djemtë dhe më pas veten. Mësohet se autori është identifikuar si Fetah Zuka, teksa kanë mbetur viktimë Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.
Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave.
Të njohurit e familjes e kanë përshkruar Zukën si një njeri të qetë dhe janë shokuar nga lajmi. Po ashtu nga raportimet e para mësohet se babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave.
Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovë.
Ky është Arbri dhe Hamdi Zuka, 2 të rinjtë të cilët u vranë mbrëmjen e kësaj të mërkure nga babai i tyre në Kosovë.