• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Detaje të reja nga vrasja në Pogradec: Kush ishte 52 vjeçarja që Selmani kishte një lidhje 8-vjeçare dhe biografia e vrasësit

July 28, 2025
in Aktualitet, Kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Pogradec, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço, u vra në mënyrë makabre dhe më pas shtëpia e saj u dogj, ndërsa tashmë është zbuluar edhe fotoja e saj.

Autori i dyshuar është 31-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili u vu në pranga nga policia e Pogradecit dhe po merret në pyetje në lidhje me krimin.

Në trupin e 52-vjeçares u gjetën shenja dhune, teksa dyshohet se është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani, i cili më pas për të zhdukur gjurmët dogji dhe banesën.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Të dhëna të reja janë zbuluar për Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që dyshohet si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në qytetin e Pogradecit.

Sipas burimeve të siguruar, viktima dhe autori kishin një marrëdhënie intime që zgjaste prej gati 8 vitesh.

Selmani, i cili punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, rezulton gjithashtu të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se Teço, në biseda me persona të afërt, kishte pohuar se Selmani i kishte marrë rreth 20 milionë lekë në total gjatë viteve të lidhjes. Paratë, sipas saj, i vinin nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.

Pas ngjarjes së rëndë, mëngjesin e së hënës, Selmani është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta, duke pretenduar se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër dhe se mund ta dëmtonte për shkak të xhelozisë.

Hetuesit dyshojnë se këto deklarata janë bërë me qëllim për të krijuar një alibi dhe për të shmangur dyshimet për vrasjen që kishte kryer. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti të ashpër mes çiftit brenda banesës së viktimës. Gjatë debatit, Selmani ka goditur Kozetën me një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe krah, që rezultuan fatale.

Pas vrasjes, ai ka tentuar të pastrojë gjurmët e krimit duke fshirë gjakun me peceta dhe bluza, të cilat më pas i hodhi në një kazan plehrash pranë vendit të ngjarjes.

Veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, të cilat kanë qenë kyçe për identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Pogradecit, për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Next Post

KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës! Në Parlament futet Zegjine Çaushi! Rrëzohet kërkesa e Andia Ullirit, nuk bëhet pjesë e Kuvendit

"Orteku Murinjo" në turizmin shqiptar po ngadalësohet …

SPAK përfundon hetimet për dosjen “Meta”! Merr të pandehur edhe nënën e Kryemadhit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved