• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Detaje të reja të takimit me Ramën: Merkel alarmon pushtetarët shqiptarë, kërkon finalizimin e reformës në drejtësi

April 30, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në Samitin e Berlinit, ku merrnin pjesë shefja e qeverisë gjermane dhe presidenti francez Emanuel Makron, i është kushtuar një rëndësi dhe vendit tonë sa i takon procesit të integrimit. Rreth orës 17. 00, kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, është takuar me kancelaren gjermane dhe në fokus të bisedës kanë qenë disa çështje të rëndësishme.

Sipas një njoftimi për shtyp nga ana e Kryeministrisë, fokusi kryesor ishte hapja e negociatave dhe në këtë aspekt Merkel ka kërkuar informacione për ecurinë e reformës në drejtësi. Po ashtu ajo ka kërkuar që të vijohet me hapa më të shpejtë dhe të ngrihen organet e mbetura, veçanërisht ato antikorrupsion. Po ashtu në fokus ka qenë dhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi. “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Kryeministri Rama e falënderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.​

Ajo që bie në sy është se Merkel e ka anashkaluar tërësisht krizën politike, duke u fokusuar te reforma në drejtësi. Kjo do të thotë se Gjermania është e prerë në qëndrimin e saj kundër djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve. Por Merkel ka treguar qartë se Berlini kërkon arrestime dhe po investohet fuqishëm që të realizohet sa më shpejt reforma në drejtësi.

Reagojnë Cakaj e Spiropali

Për takimin e zhvilluar në Gjermani, kanë reaguar dhe ministrat Cakaj dhe Spiropali. Kjo e fundit ka deklaruar se Merkel ishte shumë e informuar mbi situatën në vendin tonë. “Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”, deklaroi Spiropali në rrjetet sociale.

Ndërsa Cakaj u shpreh: “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimorë!

Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë.” Për ndërkombëtarët reforma në drejtësi ka pasur gjithmonë rol shumë të rëndësishëm. Madje BE një vit më parë vendosi kusht ngritjen e SPAK dhe luftën antikorrupsion. Por duke qenë se në qershor BE përfshihet nga zgjedhjet, sinjalet janë se vendimi mund të shtyhet për në shtator. /Kliti Topalli

Next Post

Gjermania i jep goditje të fortë presidentit shqiptar: Angela Merkel përjashton nga Samiti i Berlinit filorusët Meta dhe Ivanov

"I mahnitur nga kazanët dhe ligësitë e të dëshpëruarve. Shqipëria s’do të dështojë!"

Psikologia reagon ashpër kundër Alketa Vejsiut dhe "Klan Tv": Po abuzoni me fëmijët, po i përdorni për t’i pastruar imazhin e të rriturve

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved