Detaje të rënda janë bërë publike nga vrasja e 4-fishtë që tronditi dje Greqinë. Ish-bashkëshorti i 32-vjeçares shqiptare është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të katër anëtarëve të familjes shqiptare që u shënua ditën e djeshme në zonën e Andaviadës në Ilia, Greqi.
Sipas vlerësimeve të para, oficerët e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e krimit për të mbledhur të dhëna.
Skenarin fillestar sipas të cilit babai ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre, 3 dhe 2 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrasje, duket se është përmbysur pasi tashmë policia greke thotë se i dyshuari kryesor i vrasjes tragjike është ish-bashkëshorti i shqiptares, i cili është shpallur në kërkim nga autoritet greke.
Sipas informacioneve, trupat e 32-vjeçares dhe 37-vjeçarit janë gjetur në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në shtrat në dysheme. e magazinës, ngjitur me rimorkio. Ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, është gjetur i pajetë brenda në shtëpi nga vëllai i tij 12-vjeçar.
Autori mesa duket ka pasur për qëllim shfarosjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij të sëmurë, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta pamja e 12-vjeçarit.