A ka shanse që Bashkimi Europian të rimarrë çështjen e hapjes së negociatave përpara samitit të majit që vjen? Sipas Deutsche Welle, kjo temë do trajtohet vetëm në vitin 2020.
“Deri tani kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё mendojnё ta trajtojnё kёtё temё sёrish nё samitin nё Kroaci nё maj 2020.
Kroacia ёshtё anёtare e BE-sё qё nga viti 2013 dhe nё gjashtёmujorin e ardhshёm do tё kryesojё presidencёn e radhёs sё BE-sё. Kroacia ёshtё pёr hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj,” shkruan DW.
Edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak tha se nuk ka sinjale të reja përsa i përket vetos franceze.
Duke folur për A2 CNN, ajo tha: “Këshilli Europian e ka marrë vendimin e tij. Një vendim mbi dëshirën për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut konsiston në shtyrjen e një vendimmarrje në një kohë të mëvonshme, në Samitin e Zagrebit.
Gjithashtu për herë të parë Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua Unionit Europian, do të ketë Presidencën e tij, kështu që merrni pjesë nëse dëshironi.
Siç ju e dini, kryeministri, Zoti Rama e njeh mirë presidentin e Republikës dhe presidenti Macron e njeh zotin Rama.
Ata shkëmbehen rregullisht, por i takon Presidentit të Republikës të vendosë se kur do të vijë në Shqipëri, por ai ka thënë shpesh që do të vijë dhe do të vijë.
Nuk mund t’ju them se kur, pasi nuk e dimë ende. Zoti Rama ka qenë në Francë në vizita zyrtare dhe tani bëjmë fjalë për një vizitë të presidentit Macron në Shqipëri. Por do të vijë”./DW