Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, që është nën hetim për disa afera korruptive, ka shpërthyer ndaj qytetarëve, duke i cilësuar sit ë kriminalizuar dhe të korruptuar.
Sipas tij, për faj të tyre nuk po rrëzohet Edi Rama, pasi ata blihen me lekë.
“Dosjet pénale 184 dhe 339 shokuan Evropën, por jo drejtësinë. Dosjet 184 & 339 treguan se institucionet shtetërore, duke filluar nga polici i thjeshtë, tek shefi i policisë, drejtori i shkollës, anëtarët e bandave kriminale, kryetari i bashkisë, deputetë dhe përfshi kryeministrin, u përfshinë në krime zgjedhore si kërcënime mësuesish me vendin e punës, kërcënime votuesish nga bandat dhe pushtetarët, blerje votash etj.
Kriminalizmi i ekzekutivit shkoi me tej kur kriminalizuan drejtësinë dhe prokurorët bënin idiotin e dobishëm duke bërë ping-pong me këto dosje sa në Dibër e Tiranë, e në fund mbyllën sytë, hundët dhe veshët dhe shpallën se nuk kishte Krim! Ose kishte diçka të vogël që meritonte qortim e dënim me kusht.
Kriminalizimi i ekzekutivit çoi në kriminalizim të drejtësisë. Në këto kushte, 900.000 shqiptarë ikën. Ata që mbetën, e morën mesazhin: kur vjedh qeveria, drejtësia mbyll sytë, veshët e bën idiotin.
Ndaj në vend që të refuzojnë e të përballen me të ligën, zgjodhën të përshtaten: të kërkojnë ndonjë lek në këmbim të vjedhjes dhe krimit të shtruar këmbëkryq. Bandat caktuan kryetarët e bashkive, ku me dhunë haptas si në Velipojë e Shkodër, ku me blerje si Belinda në Klos e Dibër, e diku me skemën e Taulantit që dyfishonte vlerën e tenderit dhe u kërkonte kompanive private që, përveç korrupsionit ekonomik, të kryenin edhe krim zgjedhor duke blerë vota. U zhduk dallimi mes banditeve dhe drejtorëve në Tiranë.
Drejtorët (psh ky i taksave të Tiranës) u kthyen në banditë me kërcënime dhe shpërdorim të zyrës së shtetit dhe shoqëria ndenji e mpirë. Trishtim sesi ligësia u relativizua me këtë qeveri dhe kriminaliteti kapi gjithë shoqërinë. Nuk ka pasur asnjë débat publik ku të garojnë idetë, por veç blerje. Për pasojë asnjë program (nxori 41 premtime Rama me 2013 dhe ende pas 10 vitesh nuk ka mbajtur as 2 prej tyre ndaj pse të lodhesh të paraqesësh program dhe premtime?).
Rama po mban lidhur me litar gjykatat kundra opozitës, ndonëse shkelin ligjin, Soros po financon disa parti kinse opozitare (opozitë me porosi si Arlindit që i paguajnë 15 rroga), pra të kujton fjalën e Sasha Baron Cohen tek filmi “Diktatori” kur tregon se sa gjera të mira mund të bënte me fasadën “Demokraci”.
33 vite pas revoltave të studentëve, nuk kemi as liri e as demokraci.
Në kushtet kur qeveria vjedh e korrupton FBI-në, kur drejtësia mbyll sytë e bën idiotin, kur opozitën reale nuk e lë të garojë, i vjedh logon e i cakton drejtuesin, krijon ca buratinë për opozitë me vulë dhe financon grupime me porosi me para nga Soros, të përballesh me të keqen është si akt heroizmi.
“Pse unë do e ndreq? Ose të përballem unë?” Në shumë qytete u përballëm me kërkesa për lekë që të votonin. Deri edhe ish-mësuesi i fillores i kërkoi lekë kandidatit për kryetar bashkie në Shijak. Kësisoj kriminalizimi i shoqërisë është kapilar, i kryer nga kriminalizimi i shtetit dhe nënshtrimi i drejtësisë”, shkruan ai.