Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka sulmuar sot Prokurorinë e Posaçme dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, teksa e ka quajtur këtë të fundit të korruptuar.
Sipas Malltezit, deputetja e PD-së Ledina Alolli, u thirr në SPAK për ish-klubin Partizani, pra një ngjarje e ndodhur para 20 viteve, por u pyet nga prokurorët si janë paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit.
“Kinse hetimi është për ish-klubin Partizani, për ngjarje të para 20 viteve. Por ama kanë thërritur deputeten Ledina Alolli, për ta pyetur si ka paguar kapelet dhe bluzat në fushatën e 2023-shit. Pra qartazi është shenjëstruar Partia Demokratike dhe opozita. Për këto prokurorë politikë, Partia Demokratike është armiku i popullit dhe armiku i partisë. Dhe duhet luftuar me armët e plota që të munden. Kjo është është qesharake, absurde, të mendosh gjoja është hetimi për çështjen ë 200 e procedimin 287 të para 20 viteve, por pyetet për kapelet dhe bluzat e fushatës së 2023-shit. E bukura është që po të njëjtët prokurorë politikë kanë hapur çështje penale, sipas urdhërit politik të Edi Ramës dhe të korruptuarës Yuri Kim’. Hapen procedim penal edhe si PD-ja u riorganizua dhe u rithemelua në 2021-shin.” – u shpreh, veç të tjerash, dhëndri i Berishës.






