Nga Adriatik Doçi
Në gjykim për korrupsion dhe pastrim parash, me rreth 40 shtëpi, me kartel kompanish dhe me 12 komplekse vilash dhe pallatesh nga Tirana në Pogradec, kamufluar përmes firmës Kontakt, me të cilën është i ndërlidhur me anë të kompanisë Magnet Imo.
Faktet tregojnë se nga trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë te ish Klubi Partizani në ngritjen e 19 kullave, duke fituar mbi 4.5 milionë euro me vetëm një manovër pa futur dorën në xhep, është vetëm një nga bëmat e dhëndrit zëhollë të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i pasuruar nën ombrellën e pushtetit të vjehrrit ish kryeministër.
(Askush tjetër që nuk e ka pasur vjehrrin kryeministër nuk ka mundur të ngulë 19 kulla në 113 m2 tokë të trashëguar, ndonëse ka dyshime të forta se edhe për ato metra është shpronësuar një herë sipas ligjeve të kohës. Sado emra dhe mbiemra t’i gjejë Altin Dumanit dhe Irena Gjokës, në sallën e gjyqit nuk mund të zhbëhet e vërteta e ngritjes së 19 kullave nga trashëgimtar i dyshuar i rremë i 113 m2 tokë).
Kompania Kontakt, e ndërlidhur me Jamarbër Malltezi, reklamon 12 komplekse kullash dhe vilash nga Tirana në Drilon, përkatësisht Pyjet e Drilonit, Mangalem 21, Ballada, Magnet, Marga, Kadiu, Kaimi, Aba, Aba2 dhe OxA. Si për ironi, lejet për këto saraje janë firmosur nga duart e Lulzim, Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Për këtë të fundit, Familja Berisha me dhëndrin mjedisor, shpall çdo javë nga një datë kur do t’a rrëzojë nga pushteti!





