Policia ka reaguar zyrtarisht pas dhunimit të gazetarit investigativ të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçit.
‘Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.