Mëngjesin e sotëm, në policinë e kryeqytetit ka ardhur një sinjalizim, ku sipas burimeve bëhet me dije se është rrahur brutalisht shefi i regjimit të burgut “313”, në Tiranë.
Efektivi Bledar Pura është rrahur barbarisht me shkop bejsbolli, në orën 6:30, pranë zonës së “Freskut” në kryeqytet, ndërsa ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.
Dyshimet e para të policisë janë se dhuna ndaj efektivit ka ndodhur për shkak të detyrës./ekskluzive.al