Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është përlotur gjatë ceremonisë për dhurmin e banesave në Laç, saqë ka ndërprerë fjalën disa herë. Cara uroi bashkëqytetarët për shtëpitë e reja dhe shtoi se ky vit i ri do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre.
“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar….(qan).
Një falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Jam shumë e lumtur për gjithsecilin prej jush.
Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash.