Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Deri më tani, janë numëruar 43 kuti votimi nga 101 në total.
Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.
Rezultatet:
Rahim Spahiu – 7086
Luan Haka – 1798
Premtim Kryemadhi – 2177
Dritan Torba – 39