Ditëve të nxehta të tetorit, të cilat u dukën si një verë e dytë, duket se i ka ardhur fundi. Sipas “Meteoalb”, java që vjen do të sjellë shirat në vendin tonë. Temperaturat do të ulen me 6 deri në 7 gradë më pak se kjo javë që po lëmë.
Do të ketë kthjellime dhe temperatura të freskëta në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të mbrëmjes, mirëpo e mërkura do të sjellë shira. Kështu, ditët e para të muajit nëntor priten me rrebeshe dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Ndaj, mendohuni mirë nëse bëni plane!