Sali Berisha ka dy gëzime në 24 orë, për të mos thënë në një ditë. Pas fejesës së djalit të tij, Shkëlzenit me blogeren Armina Mevlani ditën e djeshme, dhe hargalisjen deri në mëngjez me parat e vjedhur e grabitura shqiptarëve, festa Armina Xeni nuk u ndërpre por arriti kulmin, kur në orën 12 e 1 minutë Sali Ram Berisha mbushi 74 vjeç.
Pra klani Berisha dhe familja kanë edhe një festë tjetër sot.
Berisha që nuk i ndahet shpirti nga karrigia e që mediat e gjirizit i’a ofrojnë çdo ditë duke na e quajtur ish kryeministri dhe asnjëherë ish presidenti i rrëzuar me revoltë popullor, feston ditëlindjen e tij të 74-të.
Ai ka lindur në 15 tetor (data është e dyshimtë) të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës. Urimet për të kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme, ndërsa nuk dihet se si ka zgjedhur ta festojë këtë ditë
Mirëpo mediat dje u morën më shumë më të birin se sa me “lexhendën” e këtij vendi dhe fejesa zyrtare e Zenit e errësoi ditindjen e udhëheqsit të “ndritur”.
Si e harruan dhe digjitalët që nga “haleja e deri tek rrufeja digjital” që të paktën e kishin obligim urimin: Edhe 100 kryetar ynë! Anonim të lutem?!/ Ekskluzive.al
.