Nga Kreshnik Spahiu
Mafia e shezlloneve dhe fushata anti-kombëtare “Shqipëria s’ka turistë”!
1- “Mafia e çadrave” pushton plazhet italiane, ishte sot titulli në gjermanisht i “Welt”, ku analizohej kontrrolli i palzheve nga rrjetet kriminale me biznese shezllonesh për pastrim parash. (75 euro çadra)
2- “21 euro një hamburger në Kroaci” ishte titulli dje i ZDF i cili përshkruante varfërimin e popullit kroat nga turizmi elitar dhe çmimet e çmendur 500 euro nata në hotel.
3- Parajsa juaj, varfërimi ynë” ishin partullat e protestueve spanjoll në Majorca të cilët po varfërohen nga turizmin masiv dhe elitar
4- “Grekë mbylluni në shtëpi, që të kenë hapësira turistët” ishin thirrjet e disa bashkive në ishujt e grekë Mokonos, Santorini, Rodos etj. gjë e cila ngjalli reaksionin e mediave vendase pët mbrojtur qytetarët e tyre nga diskriminimi ekonomik.
Mediat europiane prej ditësh janë fokusuar në analizat mbi shtrirjen e krimit e organizuar në Itali, Kroaci dhe Spanjë dhe shtrirjen e aktivitetit tyre në turizëm.
Në jugun e Italisë nuk gjen më hapësira publike sepse liçensat e plazheve private jepen pa çmim dhe ato janë kthyer monopol i mafies italiane.
Ndërsa në veriun e Italisë ende 1/3 e bregut është plazh publik, jugu po zaptohet nga bizneset e krimit organizuar.
Turizmi po shndërohet në industrinë e pastrimit parave në shtetet mesdhetare.
Afro 400.000 kroatë kanë emigruar në 10 vjet dhe kanë braktisur Kroacinë për shkak çmimeve të çmendura sezonale: 500 euro hoteli, 21 euro hamburger, 35 euro makarona, 10 euro akullorja.
Janë disa nga çmimet në zonat turistike të Kroacisë që kanë detyruar popullin kroat të braktisë atdheun.
Ndërkohë qeveria spanjolle shqyrtoi projekt ligjin për ndalimin e shtetasve të hauj për të blerë në bregdet pasuri të paluejtshme.
Brenda 15 vitesh çmimet në Barcelona, Ibiza, Majorca u 5 fishuan nga blerjet e shtetasve gjermanë, anglez apo rus.
Qytetarët spanjoll u varfëruan nga çmimet e larta dhe nuk e përballojnë më jetesën. Për këto arsye ata kanë oushtuar sheshet dhe protestojnë çdo ditë kundër turizmit masiv.
Ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta.
Mediat shqiptare reklamojnë Shqipërinë, ndërsa mediat shqiptare bëjnë të kundërtën anti-reklamë.
Fushata e “plazheve bosh” është bërë virale dhe inspirohet politikisht.
Mediat opozitare në Shqipëri e konsiderojnë kauzë politike për tju kundëvënë, qeverisë e cila reklamon çdo ditë numrin e 10 milion turistëve.
Vendet fqinjë Serbi, Maqedoni, Mal o Zi janë dëmtuar nga rritja e turizmit në Shqipëri, për shkak se aeroporti shqiptar është sot më i frekuentuari në Ballkanin perendimor por dhe për faktin se Shqipëria ju mori shumë kilentë nga Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Ukraina etj.
Natyrisht Shqipëria ka çmime të larta, shërbim të dobët, i frastukturë të amirtizuar por edhe tregtar provincial dhe mashtrues në biznesin turistik.
Çështja shtrohet:
– Pse gjithë mediat e huaja reklamojnë perlat shqiptare dhe vetë ne shqiptarët e nximë Shqipërinë?
– Pse kroatët, italianët apo spanjollët nuk flasin keq për vendin dhe turizmin e tyre?
– Pse media tona i trajtojnë problemet e turizmit thjesht si një çudi shqiptare, dhe jo fenomen në gjithë mesdheun?
– Pse mediat shqiptare i kushtojnë 99% hapasirë bizneseve të dështuara dhe jo atyre të lira dhe të suksesshme?
– Pse mediat shqiptare nuk denoncojnë me emra oligarkët e jugut, që kanë vendosur çmime të çmendura?
Çmimet e larta dhe shërbimi i keq është realitet në bregdet por nuk mund të përmirsohet me anti-reklamë.
Nga videot dhe fotot me çadra bosh nuk rrëzohet qeveria, por dëmtohet Shqipëria.
Pushteti nuk rrëzohet aspak me zhezllone bosh.
Natyrisht që kjo është fushatë antishqiptare e cila nisi me foto dhe video të plazheve bosh dhe po vazhdon me vënien e zjarrve të qëllimshme në Vlorë, Pogradec, Lezhë, Gjirokastër.
Dikur kishin sloganin “Tokë e Xanun”.
Sot kanë sloganin: “Tokë e djegun”.