Dikur ajo ishte një e pastrehë që me zor ia dilte të ushqehej gjithë muajin, por tani kjo 26-vjeçare jeton mes luksit dhe pushimeve përrallore.
Bëhet fjalë për Jeanmarie Almulla e cila ka qenë një ndër shumë të pastrehët në Amerikë, mirëpo ia ka dalë farë atyre që ajo i quan “babusha” të pasur.
Këta burra të pasur në moshë i bëjnë Jeanmarias dhurata shumë të shtrenjta që arrijnë ndonjëherë vlerën e 500 mijë dollarëve, ku përfshihen stoli me diamante, ora Rolex, çanta të shtrenjta, pushime përrallore por edhe “para në dorë”.
E reja ka arritur të gjejë kontakt me ta nëpërmjet faqeve me takime që nga viti 2014 dhe falë tyre ajo jeton në një mansion spektakolar, duke bërë shpesh atë që i do qejfi.
Ajo ka treguar:
Nuk kisha çfarë humbisja, prandaj nisa të takoja meshkuj më të vjetër në internet. Zakonisht janë mbi 40 vjeç, të pasur dhe të martuar. I njoh mirë përpara se të kryej marrëdhënie me ta. Kurrë nuk ka ndodhur që të më bëjnë presion për të shkuar në shtrat.”