Ish-banorja e “Big Brother 9”, Gerta Shino është personi që ka krijuar më shumë polemika nga të gjithë, pavarësisht se doli shumë herët nga shtëpia e famshme. Gerta Shino është shpërngulur në Norvegji ku po jeton me të dashurin e saj Florentin.
Para pak orësh ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku u është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit.
Dikush e ka pyetur nëse e ka gënjyer ndonjëherë Florentin, dhe ka dalë me dikë tjetër, dhe Gerta i është përgjigjur me një video.
“Për herë të parë në jetën time, që unë jam e lidhur me një djalë, nuk e kam gënjyer dhe nuk kam dalë me asnjë tjetër. Këtu e kuptova që Florenti është personi i duhur për mua, sepse as nuk më shkon në mendje që të takoj një njeri tjetër, fare. Ndërsa kur kam qenë me ndonjë tjetër më përpara kam takuar 100 të tjerë.
Nqs ndonjë nga ata e shikon videon, ju e keni kaluar dhe besoj se e keni marrë edhe vesh dhe nuk e keni më problem sepse nuk ju interesoj më unë. Nuk do t’ju kërkoj as falje, sepse nuk më vjen keq. E di që isha e keqe, por kështu jam unë,”- ka thënë Shino në videon e publikuar.