Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi ka vijuar me momente tensioni, pasi protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.
Mirëpo ajo që bie në sy është një detaj domethënës: Ata që po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt janë Argita Berisha, Ilda Zhulali dhe Klevis Balliu, respektivisht fëmijët e Sali Berishës, Safet Zhulalit dhe Fahri Balliut.
Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të PD së viteve ’90, si një plaçkë që duhet mbajtur brenda familjes.
Kjo është edhe një nga arsyet që sot në protestë kanë dalë 1/3 e militantëve nga grushti i atyre që protestuan një javë më parë.