Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se juristët janë rregullatorët e qytetërimit.
Teksa theksoi rëndësinë e këtij institucioni, kryeparlamentari theskoi se Shqipëria po krijon sot një sistem të ri që do të shpëtojë drejtësinë nga moçali i degradimit.
“Mirënjohje Fakultetit të Drejtësisë për reformën. Po e nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit. Askush mbi ligjin, askush i nëpërkëmbur prej ligjit. Juristët janë reparti i këmbësorisë i zbatimit të Kushtetutës. Koha jonë është koha e juristëve. Juristët janë rregullatorët e qytetërimit”, tha Ruçi.