Qindra njerëz që përdorin martesa false për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë ndjekur penalisht dhe madje vazhdojnë të qëndrojnë në Britani.
BBC News ka publikuar shifrat që tregojnë se 365 çifte, shumica shqiptarë janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese një skemë pas Brexit, duke u dhënë qytetarëve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Britani.
Askush në një martesë të rreme nuk është ndjekur penalisht në dy vitet e fundit dhe ndjekja e fundit ishte katër vjet më parë. Zyra e Brendshme tha se kishte më pak hetime gjatë pandemisë.
Në vitin 2018, Skema e Zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në Mbretërinë e Bashkuar pasi vendi u largua nga BE.
Ata duhej të ishin rezident deri në dhjetor 2020 dhe të aplikonin për leje qëndrimi.
BBC News ka zbuluar se çiftet janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese skemën duke hyrë në një martesë të rreme – me shtetasin e BE-së që zgjeron të drejtat e tyre të qëndrimit tek partneri i tyre fals jo-BE.
Disa individë e bëjnë këtë për para. Shpesh përfshihen bandat e krimit të organizuar.
Të gjitha martesat e propozuara ku njëri prej partnerëve nuk ka status imigrimi i referohen Home Office për hetim.
SHIFRAT
Ndërmjet marsit 2018 dhe fundit të shtatorit 2021, 365 martesa midis një shtetasi të BE-së dhe një shtetasi jo-BE u gjetën të rreme.
Ndjekjet e fundit penale kanë qenë në vitin 2018, ku nëntë persona u dënuan dhe katër prej tyre u larguan.
Që nga viti 2020, askujt nuk i është hequr leja për të qëndruar
Shtetas të 60 vendeve, duke përfshirë shumicën e shteteve të BE-së, u implikuan
Shqipëria kryeson tabelën e vendeve – me 146 shqiptarë të përfshirë.