Gazetarët Klodian Tomori, Klodiana Lala dhe Ola Xama allias Basjola Pandeli, i kanë bërë thirrje mbrëmë SPAK të hetojë mediat, të cilat sipas tyre kanë marrë urdhër nga Erion Veliaj në burg, për të sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes së tij.
Analisti Andi Bushati, ndonëse më i moderuar pasi ka qenë vetë objekt i një represioni të SPAK-ut për listën e patronazhistëve, tha se Veliaj po i hedh mediat në fyt SPAK-ut.
Ndërkaq, gazetari Flamur Vezaj ka shprehur indinjatën nga SHBA-të se pse SPAK nuk po u turret mediave siç iu turr Elton Qynos. Si për ironi, edhe ndonjë gazetar i Syrit, baltores së Berishës kundër SPAK, flet për presione ndaj SPAK.
Magjistratët e çështjes së Veliajt janë prokurori Ols Dado, kreu i SPAK Altin Dumani, gjyqtari i GJKKO Erjon Bani dhe gjyqtari i Apelit të GJKKO Engert Pëllumbi, i cili korrigjoi pjesërisht vendimin e gjyqtarit Bani, por duke lënë gjithsesi në burg Veliajn. Engert Pëllumbi dhe Altin Dumani janë sulmuar mbi dhe nën brez nga Sali Berisha, i cili i ka konsideruar pjesë të organizatës kriminale, hajdutë, të korruptuar etj., cilësime këto të pambështetura në asnjë provë dhe fakt.
Madje gjyqtari Pëllumbi është bullizuar nga Syti Tv për cilësitë fizike. Ju keni mbajtur ndonjë qëndrim? Jo se e keni për detyrë, por meqenëse jeni pezmatuar për Ols Dadon dhe Erjon Banin.
Në rrethin e analistëve, fyerjet më të rënda për prokurorët e SPAK-ut i ka nxjerrë nga goja pikërisht Andi Bushati, duke i quajtur plehëra, legena, kasapë të Ramës, hanxharë, madje edhe juve u ka quajtur papagaj të SPAK-ut, se SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme, që nuk kanë b***le etj. Ju keni mbajtur ndonjë qëndrim?
Ndërkaq, mediat, ditët e fundit, kanë raportuar me fakte dhe prova rreth karrierës së paligjshme dhe të bazuar në mashtrim të Ols Dados, konfliktit të interesit, fshehjen e pasurisë, mashtrimin e dyshuar me formularin e dekriminalizimin, emërimin e paligjshëm si prokuror në 2008, notat e dobëta etj., si dhe qasjen e dyshimtë greke të Erjon Banit dhe arsyetimet e tij të papranueshme për mbajtjen e njerëzve në burg për hir të imazhit të drejtësisë.
Pse jo më parë, por tani? Duke pasur në dorë një çështje të bujshme si ajo e Erion Veliajt natyrisht që shtohet edhe kureshtja rreth karrierës dhe asaj çka përfaqësojnë këta magjistratë, të cilëve u kemi besuar shpatën e drejtësisë së re.
Magjistratët e SPAK-GJKKO dhe familjarët e tyre kanë firmosur një deklaratë që heqin dorë nga privatësia e tyre. Apo jo zonja Klodiana Pretenca? Dhe ne afërmendësh duam të dimë çdo gjë rreth tyre; si flasin, a dinë greqisht, si hanë, si sillen, si pinë, duam të dimë për të kaluarën e tyre, si janë emëruar prokurorë, kush i ka marrë për dore, a i kanë plotësuar kriteret, a kanë pasuri të fshehura, a kanë pallate dhe hotele, a kanë dashnore, si dhe pse janë ndarë me gratë, notat në hetuesi dhe fiskulturë, duam të dimë a pinë raki, çfarë makinash kanë, kë përgjojnë, kush i përgjon, mundësisht të dimë edhe ëndërrat dhe dëshirat e tyre, ku i kanë punësuar bashkëshortet dhe fëmijët mbi 18 vjeç, si i kanë punësuar, a janë konsumues droge apo jo etj. Sepse kanë hequr dorë nga privatësia zonja Pretenca. Dhe kureshtja e publikut është e ligjshme. Dhe interesi publik është i lartë.
Pyetja që duhet të shtrojë një gazetar profesionist dhe serioz, është: A janë të vërteta raportimet e mediave rreth Ols Dados dhe Erjon Banit? A mbështeten në dokumente? Pse nuk ka asnjë kritikë për gjyqtarin Engert Pëllumbi, për të cilin Syri.net tha se i ishin ofruar miliona euro për të liruar Veliajn? A është e ndaluar me ligj kritika ndaj SPAK dhe GJKKO, të mitizuar po nga mediat? A jeni shqetësuar ju për sulmet e Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, Arben Krajës, Irena Gjokës, Enkeleda Millonai etj? Po për emisionin e Syrit për karrierën e Altin Dumanit? Po kronikat e Syrit kundër Klodian Brahos, i cili ka në dorë dosjen e Shkëlzenit? Po akuzat e Syrit Tv dhe Jamarbër Malltezit ndaj prokurorit Alfred Shehu, i cili po heton 21 Janarin? Po gjuha e Flamur Nokës dhe Çim Pekës për Altin Dumanin?
1. Pyetje për Klodian Tomorrin
A të ka blerë oligarku Bashkim Ulaj me një telefon? Po Arben Ahmetaj çfarë të ka ofruar gjatë një udhëtimi në SHBA?
2. Pyetje për Klodiana Lalën
A ke marrë zarfe me euro dhe doza kokaine nga një anëtar i grupit të Nuredin Dumanit, sot në arrati dhe që del në aplikacionin Matrix? Sekretet hetimore që merr nga zyra e dy prokurorëve të SPAK, përveçse me Vesho mallistin, a i ndan apo tregton edhe tek personazhe të tjerë?
3. Pyetje për Ola Xamën
Në ç’formë dhe në çfarë rrethanash ke marrë dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe nga kompania Furst Koloss, e cila ka 30 % të aksioneve në kompaninë Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka ndërtuar inceneratorin e Fierit, përmes kompanisë Kuadr.com, në të cilën ka qenë bashkëaksioner bashkëshorti juaj Ilir Pandeli? Si ka mundësi që këto pagesa, lehtësisht të dokumentuara, nuk janë përfshirë te dosja e Erion Veliajt?
4. Pyetje për Flamur Vezajn:
Cili ka qenë roli juaj në lirimin nga burgu të babait të Elgert Laskajt, ortakut të Gentian Sharrës? Sa para janë dhënë dhe sa ke përfituar ti?
5. Pyetje për Andi Bushatin:
A keni përfituar para publike nga pushteti i Edi Ramës përmes vëllait tuaj? A keni përfituar para nga kompania Gogel e vëllait të Erion Veliajt? Pse nisët kritikat ndaj Veliajt pasi t’u ndërprenë pagesat?
Ju nuk keni baza morale për të folur në emër të SPAK-ut, për të dhënë dhe shkoqitur mesazhe sepse jeni thellësisht të korruptuar dhe matrapazë të vegjël. Po të vijojmë edhe me disa pyetje të tjera, mund të arrestoheni duke dhënë ‘pretencat’ e përnatshme në qebaptore.