Humbja e thellë në zgjedhje e djeshme në 6 bashki ka bërë që deputetët që mbështesin kreun e PD Lulzim Basha ti kërkojnë atij zgjedhje të reja brenda partisë.
Diskutimet në mbledhje
Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. : Skam humbur asnje gare. Parregullsite qe kane shoqeruar proceset jane te dokumentuara.
Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje?Ke pergjegjesi ti dhe ne? Nuk na beson me asnje keshtu
Ilda Dhori: Kryetar duhet të hapen zgjedhjet në parti.
Helidon Bushati: Kryetar eshte koha per levizje ne parti, kur them levizje nenkuptoj ndryshime te rendesishme pertej egos tonë. Duhet nje kongres pajtimi mes demokrateve. Ajo qe prodhoi 6 marsi tregoi se ju dhe Berisha deshtuat te bashkoni partine
Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Bashës nga drejtimi i Partisë, njëlloj siç bëri Sali Berisha.
Ai i ka thënë Bashës se është fyese të thuash që nuk ka humbur asnjë garë.
“Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë.
Duhet të largohesh si kryetar. Disa muaj më parë morëm vendimin për largimin e Berishës. Disa kolege ju bashkuan dhe e kam shprehur që kanë bërë gabim se Berisha nuk është zgjidhja.
Berisha nuk është zgjidhje sepse është problemi dhe ju rekomandoj që askush nga ju nuk duhet të shkoj atje. Ju i keni fyer sot demokratet duke i thënë që nuk keni humbur asnjë garë”, i është drejtuar Xhaferri, Lulzim Bashës.