Monika Kryemadhi, gjatë marshimit drejt Kryeministrisë teksa pyetej nga gazetarët, deklaroi se distancohej nga çdo incident i ndodhur ditët e fundit nëpër KZAZ.
Sipas Kryemadhit, çdo gjë që shkatërrohet do paguhet nga taksa paguesit shqiptar.
Kryetarja e LSI komentoi edhe deklaratat e Ambaqsadës Amerikane, duke thënë se fatin e shqiptarëve e vendosin vet shqiptarët dhe jo deklaratat e ambasadave.
Pjesë nga deklarata:
Unë distancohem nga çdo incident të KZAZ-ve, mos harroni se Rama nuk nxjerr asgjë nga xhepi i tij, çdo gjë që ne shkatërrojmë e paguajnë taksa paguesit shqiptar.
Mendoj se janë module rutine këto që bën Ambasada Amerikane, për fatin tonë nuk vendosin ambasadat por vendosin vet shqiptarët.
Ata janë njerëz tranzitor, mbrojnë interesat e vendeve të tyre, të bizneseve të tyre, po të shikoni të gjitha deklaratat janë për qytetarët e tyre.