Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në “Facebook”, Spahiu shkruan se çdo situatë e tillë ngërçi në këtë institucion, ka ardhur pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i vendit.
“Dita e zezë kur Meta u betua si President 100% vetëm me vota socialiste dhe që nga ai moment kemi:
Gjysëm Parlament,
2 palë zgjedhje,
Dy Gjykata Kushtetuese
Zero Gjykat të Lartë,
1 mandat e Gjysëm kryetar KLSH,
2 Ministra të Jashtëm,
Çerek President,
Zonjë të parë me një këmb në opozitë dhe tjetrën në Presidencë
2 LSI. Njëra jasht parlamenti dhe tjetra brenda.
Që nga ajo ditë, çdo hajdut në burgun 313 thotë:
“Çfarë ka Meta më shumë se Ne që të zgjidhet president i Shqipërisë” “, shkruan Kreshnik Spahiu në Facebook.