Edhe pse Komisioni i Sigurisë ishte mbledhur për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për masat ndaj dhunës dhe marrëdhëniet familjare””, debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan.Deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare paralajmëruan ditën e djeshme hapjen e dosjeve për Bashën, Berishën dhe deputetët e tjerë të opozitës të akuzuar për afera.
Ishin deputetët demokratë, Myslim Murrizi dhe Xhemal Gjunkshi ata që e larguan vëmendjen nga diskutimi për rendin e ditës për tu fokusuar tek kauza e tyre opozitare, pa kauza deri në mediokritet. Sulme e tyre të paprecedent kundër policisë, me anë të shpifjeve dhe intrigave, me Babalet Babolet dhe gjithfarë lojrash, të pista e kanë kthyer partinë e Berishës si Shtëpia e Gjetheve të sigurimit komunist ku sajojnë e përgojojnë çdo ditë, duke përdorur njerëz të hurit dhe të litarit, si mbrojtës dëshmitarë të paguar për intrigat e tyre
“Kërcënimi” erdhi nga Pjerin Ndreu, i cili nga salla e Komisionit të Sigurisë i kujtoi Berishës, Bashës dhe Partisë Demokratike të gjitha aferat dhe standardet kriminale, sipas tij, të ndjekura prej tyre.
Shumë shpejt do rihapen dosjet edhe ato të ’97-ës dhe ’98-ës nuk shpëtoni dot/Ekskluzive.al