Nga Bledi Mane
Çdo ditë që kalon po kuptoj më qartë e më kthjellët pse Departamenti Amerikan i Shtetit vulosi përgjithmonë me bojën katran të ndëshkimit jo vetëm babain Adriatik Llalla por edhe fëmijët e tij.
Video e tretë ka pamje të rënda të përdorimit të kokainës ndaj nuk po e publikojmë!
Parmbrëmë ju ulërisnit e bërtisnit për taksën e lartë të rrugës së Kombit dhe për arrestimet në Kukës, ndërsa në Tiranë…ah në Tiranë një djalë minoren vetëm 14 vjeç argëtohej e drogohej në një prej clubeve ku lejohet të hynë vetëm të rriturit.
Në redaksinë e portalit www.pamfleti.net dy lexues kanë përcjellë 3 video shokuese ku duket djali minoren i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.
Filmimet janë bërë nga vetë fëmija në ambientet e Club Arena, hyrja e të cilit është totalisht e jashtëligjshme.
Video e parë është sa qesharake aq edhe poshtëruese. Menaxhmenti i clubit pa pyetur as për moshë e as për etikë, në ekranin e madh Led në pjesën ballore, nxjerrin me gërma të mëdha para publikut madje kundrejt pagesës epitetin “Princ Adi Llalla”. Këtu duhet ulëritur, duhet klithur se deri më tani nuk kishim dëgjuar për ndonjë familje monarkësh as nga Gramshi dhe as nga fshatrat përreth.
Video e dytë nuk është qesharake por lebetitëse. Aty shfaqet minoreni kalama i ish kryeprokurorit në një tavolinë mbushur me alkool e duke tymosur marijuanë. Tymosje publike, alkool në publik nga një 14 vjeçar ende i paformuar dhe i parritur. Tymos djali i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili ka dergjur nëpër burgje me akuzën e përdorimit të hashashit plot 11 minorenë shqiptarë.
Çdo ditë që kalon po kuptoj më qartë e më kthjellët pse Departamenti Amerikan i Shtetit vulosi përgjithmonë me bojën katran të ndëshkimit jo vetëm babain Adriatik Llalla por edhe fëmijët e tij.
Video e tretë ka pamje të rënda të përdorimit të kokainës ndaj nuk po e publikojmë!