Ian Alexander Jr., djali i vetëm i aktores së njohur Regina King, ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje.
Aktorja e konfirmoi lajmin tragjik në një deklaratë për PEOPLE.
“Familja jonë është e shkatërruar në nivelin më të thellë nga humbja e Ian-it”, thuhet në deklaratë. “Ai është një dritë kaq e ndritshme që kujdesej aq shumë për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon konsideratë të respektueshme gjatë kësaj kohe private. Faleminderit.”
Ditëlindja e 26-të e Ian Alexander ishte të mërkurën. Ai ishte fëmija i vetëm i fitueses së çmimit Oscar me ish-burrin e saj, producentin Ian Alexander Sr.
Ian ishte një DJ dhe nuk dihen aryet që e çuan drejt aktit ekstrem.
“Ju nuk e dini se çfarë është dashuria e pakushtëzuar,” -tha ajo referuar të birit në vitin 2007 gjatë një interviste për Time. “Mund të thuash se po, por nëse nuk ke një fëmijë, nuk e di se çfarë është kjo. Kur e përjeton, është [gjëja] më përmbushëse ndonjëherë.”
King dhe djali i saj i ndjerë kishin tatuazhe të ngjashme ku shkruhej “dashuri e pakushtëzuar”.
Fansat tani po kërkojnë përgjigje, duke lexuar mesazhet e tij të fundit në mediat sociale.
“E keni parasysh atë episod të SpongeBob ku ata hyjnë në trurin e tij dhe është një tufë mini sfungjerësh që humbasin toruan…..po, ajo me të vërtetë është kaq e kuptueshme”, shkroi Ian pesë ditë para vdekjes së tij.
Në një postim tjetër të fundit në Twitter, DJ reflektoi mbi marrëdhënien e tij me mediat sociale, duke shkruar:
“Unë nuk mendoj se instagrami është i shëndetshëm për mua”.