Gjykata e Apelit dha një masë më të butë praburgimi dhe e dërgoi në arrest shtëpie djalin e Shkëlzen Breçanit, me arsyetimin se ishte i dëmtuar dhe ka nevojë për mjekim të specializuar, gjë që është e pamundur të bëhet në spitalin e burgut, në kushte paraburgimi.
Por, Prokuroria e Titranës nuk ka qenë dakord m arsyetimin e gjykatës dhe me masën e paraburgimit, ndaj i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, të riun që përplasi 23-vjeçaren më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë të resë pas dëmtimeve që mori. Pritet vendim i gjykatës pas ankimit të Prokurorisë dhe gjatë kësaj kohe Breçani do qëndroi në shtëpi, deri në një vendm të dytë.